Search our sites

Search past winners/finalists


  • MESA logo

shqip

IBA Montage

Organizata juaj është e ftuar të paraqesë kandidimet për Çmimet Ndërkombëtare të Biznesit® ( International Business Awards®) për Vitin 2024 (Takimi i 21i Përvitshëm) programi më i rëndësishëm në botë për çmimet e biznesit.​

Nëse dëshironi të merrni paketën e regjistrimit, me udhëzime të plota rreth mënyrës së përgatitjes dhe paraqitjes së kandidimeve tuaja, jepni adresën tuaj të emailit këtu dhe ne do t’jua dërgojmë paketën me email. Ne kemi një politikë privatësie shumë strikte dhe nuk do ta ndajmë adresën tuaj të emailit me askënd tjetër, për asnjë lloj arsyeje.

 

 

Kjo është faqja e vetme në këtë uebsajt që do ta shikoni në këtë gjuhë. Të gjitha faqet e tjera janë në anglisht, ashtu siç është edhe paketa e regjistrimit. Kjo bëhet sepse ne kërkojmë që kandidimet të paraqiten në anglisht, në mënyrë që në procesin e gjykimit të mund të marrin pjesë profesionistë biznesi nga mbarë bota.

 

Rreth International Business Awards

International Business Awards është programi i vetëm global i çmimeve që njeh arritjet në çdo aspekt të vendit të punës. Organizata Stevie Awards, e cila prezanton çmimet, e ka qendrën në Shtetet e Bashkuara. Ne jemi organizuesit e shtatë kompeticioneve të ndryshme të Stevie Awards, me të cilat mund të njiheni në uebsajtin www.StevieAwards.com. Trofeu Stevie Award është bërë një prej çmimeve më të lakmuara në botë.

Në vitin 2023, organizata dhe individë nga më shumë se 60 kombe fituan Çmimet Ndërkombëtare Stevie  ( International Stevie Awards). Shtypni këtu për të parë një listë të fituesve të edicionit të vitit 2023.​

 

Kategoritë

Ekzistojnë shumë kategori çmimesh nga të cilat mund të zgjidhni në International Business Awards. Nëse zgjidhni të merrni pjesë, do të zgjidhni kategoritë që përshtaten me arritjet për të cilat kërkon të njihet organizata juaj, dhe përgatitini kandidimet tuaja sipas udhëzimeve për atë kategori. Mes llojeve të kategorive të disponueshme janë sa më poshtë:

• Çmimet e Kompanisë së Vitit
• Çmimet e Marrëdhënieve me Publikun
• Çmimet e Shërbimit të Klientit
• Çmimet e Burimeve Njerëzore
• Çmimet e Teknologjisë së Informacionit
• Çmimet e Menaxhimit
• Çmimet e Marketingut
• Të gjitha format e mediave, duke përfshirë Çmimet e Uebit, Çmimet e Raportit Vjetor, Çmimet e Evenimenteve dhe Çmimet e Videove
• Çmimet e Performancës në Biznes
• Çmimet e Produkteve të Reja

Në paketën e regjistrimit jepet një listë dhe përshkrimi i kategorive, kërkesat e regjistrimit për secilën kategori, afatet përfundimtare për regjistrimin dhe pagesat e tarifave të nevojshme të regjistrimit.

Në shumicën e kategorive mund të zgjidhni të paraqisni një video deri në pesë (5) minuta që ka të bëjë me ju apo me arritjet e organizatës suaj në kategoritë tuaja të zgjedhura, ose të dërgoni përgjigje me shkrim për pyetjet e kategorive.

 

Çmimet

Fituesit e Çmimeve Ndërkombëtare të Biznesit (International Stevie Awards) për vitin 2024 do të njoftohen më 14 Gusht. Më pas, trofetë e Çmimeve Stevie (Stevie Award) dhe medaljet Argjend dhe Bronz do të prezantohen gjatë një ceremonie në Evropë më Tetor.

 

Kontaktet

Ju lutemi na kontaktoni me çdo pyetje që mund të keni rreth International Business Awards ose një prej programeve të tjera të Stevie Awards.

The Stevie Awards
10560 Main Street, Suite 519
Fairfax, Virginia 22030, USA
Telefon: +1 703-547-8389
Faks: +1 703-991-2397
Email: help@stevieawards.com